Vijon aksioni/ “Dhuro një Lule për Sarandën” dhe Saranda Web shpërndajnë edhe 20 pako ushqimore

Ka vijuar edhe sot aksioni i përbashkët i Nismës “Dhuro një Lule për Sarandën” dhe Saranda Web
Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë edhe 20 pako të tjera ushqimore për familje me pamundësi ekonomike në këto ditë izolimi dhe papunësie.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërkohë në internet është hapur edhe një llogari ku cdokush mund të kontribojë në ndihmë të këtyre familjeve.

Please follow and like us:
fb-share-icon