Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

KALAJA TREKENDORE E VIVARIT, BUTRINT

Kalaja Trekendore e Vivarit, Butrint

Ndodhet në bregun jugor të Kanalit të Vivarit dhe njihet me këtë emër nga planimetria në formën e një trekëndëshi.

Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore ku ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë. Fazës së pare të ndërtimit (shek.13- të – 14-të) i përkasin vetëm muret e kalasë, gjurmët e disa ndërtimeve të brendshme si dhe frengjitë me mbulesë pllakash në formë çatie. Në një fazë të dytë u ndërtua kulla dykatëshe jugperëndimore.

Ndërkohë që dy kullat e tjera që për nga teknika e ndërtimit, forma dhe arkitektura e brendshme janë të njëjta, i përkasin një periudhe të tretë ndërtimi.

Periudhës së katërt të ndërtimit (shek.17-të – 18-të) i përkasin ambientet e brendshme të mbështetura në murin jugor dhe perëndimor. saranda news

Kalaja Trekendore e Vivarit, Butrint – VIDEO

https://www.youtube.com/watch?v=aC0QShguBoE&t=1s

Kjo video u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial