Shpërndanin heroinë, në pranga 43-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij! (VIDEO)

Dy pako me heroinë, mbi 13 mijë euro dhe 400 dollarë ka qenë sasia e sekuestruar nga policia e Fierit pas kapjes së 43-vjeçarit Arben Muka. Muka së bashku me Elvir Kananaj, i shpallur në kërkim për shpërndarje heroinë në Fier.

Gjatë kontrollit të policisë në Fier, gjatë kontrollit fizik të Muko gjetën 81 doza me heroinë, ndërsa në banesën e Elvir Kananaj gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme. sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon