Manastiri Kameno dhe Kisha Shën Mëria
Manastiri Kameno dhe Kisha Shën Mëria ndodhet në shpatin e malit Sopot, 2 km në lindje të Delvinës, pranë fshatit Kakodhiq.
Manastiri mendohet të jetë ndërtuar në vitin 630 dhe të jetë rikonstruktuar dy herë më 1032 dhe 1580.
Kisha Shën Mëria në Manastirin e Kamenos ka një absidë, e mbuluar me çati të dyfishtë. Kisha është e përbërë nga naosi, narteksi, altari dhe një vestibul. I përket llojit të kishave me kupolë dhe kryq. Dallohet për absidat, kornizat dhe punimet në mure, dyer dhe dritare.
Në Manastirin e Kamenos shkohet nga qyteti i Delvinës përmes një rruge të pashtruar, por e kalueshme edhe për mjetet e vogla.
VIDEO
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb