SARANDA NEWS

spot_img

POLICIA: KËTË JAVË KEMI BËRË NAMIN NË GJOBA

Policia Rrugore e Drejtorisë Vlorë njofton se gjatë javës që lamë pas,  nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 shtetas, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 5 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1186 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

835 masa për tejkalim shpejtësie;
– 33 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 10 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 27 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 68 masa për parakalime të gabuara;
– 45 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 15 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 153 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial