Dhunon babain dhe i vë flakën shtëpisë, arrestohet nga Policia

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pasi ky shtetas dyshohet se ka djegur banesën e tij, duke shkaktuar një dëm prej 1.000.000 lekë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon