Tjetersimi i pronave në Sarandë, si u vodh 13 vite më parë Kadastra e qytetit, ende pa autor

rezervime per apartament hotel shtepi pushimi ne sarande
rezervime per apartament hotel shtepi pushimi ne sarande

Nje nga ngjarjet me te renda qe lidhet me zhdukjen e dokumentave te pronesise ne kuader te tjetersimit te pronave qe po ndodh prej vitesh ne Sarande, ka 13 vite qe ka ngelur pa autor.

Ne 4 prill 2009, persona te paidentifikuar shqyen dyert e zyres se Kadastres se qytetit dhe arriten te marrin prej saj kasaforten ku ndodhej dokumentacioni i pronave, rregjistrat themeltare si dhe dokumentat të cilave u  janë referuar punonjësit e kadastrës që nga viti 1990.


Nga Tirana ate diten mberriten me helikopter eksperte te kriminalistikes per kqyrjen e vendit te ngjarjes ndersa nje dite me pas mberriten nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe Drejtoria e Policise Qarku Vlore eksperte te krimit ekonomik per kontrollin e vendimeve te dhena pas viteve 1990 nga Hipoteka, sidomos ato vendime qe konsideroheshin problematike.

Megjithate prej 13 vitesh kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur dhe nuk dihet se sa ato dokumenta i kane sherbyer krimit ndaj pasurise ne Sarande.

Please follow and like us:
fb-share-icon