Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Sarandës. Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.
Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: