SARANDA NEWS

spot_img

URDHRI I POLICISË: Në ujërat e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit asnjë jetski dhe skaf

Pas ngjarjes tragjike në Himarë, Policia Kufitare ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike në ujërat e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit.

Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jetski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.

Burime të Saranda Web informojnë se të gjitha stacionet e deritanishme të skafeve dhe jetskive kanë qenë të paligjshme, pasi Bashkia Sarandë nuk ka dorëzuar kërkesë në Policinë Kufitare për asnjë nga këto stacione të cilat kanë funksionuar deri tani nëpër plazhe.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licensuara, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licensuara.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial