Sopik: 95 vjet më parë gratë e fshatit u rrebeluan kundër agait dhe i dogjën shtëpinë

Sopik: 95 vjet më parë gratë e fshatit u rrebeluan kundër agait dhe i dogjën shtëpinë.

Banorët e Sopikut rrëfejnë si 95 vjet më parë gratë e fshatit u rrebeluan kundër agait dhe i dogjën shtëpinë.

Për Revoltën e Fshatarëve të Sopikut flet edhe studiuesi Kostaq Papa, ish-deputet i Parlamentit. Ai shprehjet se Revolta e Fshatareve te Sopikut Sarande eshte nje ngjarje e rendesishme ne kohen kur ndodhi. Revolta pati nje shtrirje kohore 15 vjet. Filloi ne vere-vjeshten e vitit 1923 dhe perfundoi ne vjeshten e vitit 1938.

Kulmin e arriti ne 14 shtator 1927.

Sopiku eshte nje fshat Shqiptar, i kombesise Shqiptare qe ne fillim te kesaj ngjarjeje quhej Sopiku i Delvines. Me organizimin e N/Prefektures se Konispolit si gjithe fshatrat perreth u perfshi ne te dhe u quajt Sopiku i Konispolit. Esnafet Sopiqot dhe tregetaret e zejtaret kishin dyqanet e tyre ne Delvine e Sarande e disa hapen edhe ne Konispol.

Prona bujqesore ne Sopik rrjedh neper rregjimin ushtarak Osman si Timar i Firuzit. Ai ne vitet e Pavaresise e deri ne fillimin e revoltes ne 1922-1923 u gjend i trasheguar nga disa Familje Pronaresh Delvinjot, tek-tuk dhe ndonje Gjirokastrit. Por me tapi te firmosura nga Sulltani apo Stambolli kishin dhe disa Familje Sopiku. Shumica e tokave rreth fshatit ishin prone publike me shume kullosore e quheshin musha. Pronaret qe zoteronin me shume toka ne Sopik qene Shametajt e Delvines Nazif Shameti, Hader Shameti e Xhelo Shameti.Por edhe Kallapodhet. Por edhe pronare te tjere. Deri ne 1924 Sopiku dhe HaderAgai ishin nje fshat. Haderi ndau pronen e tij u nda dhe fshati ato pak shtepi u quajten Hader Aga e ishin si ishull brenda tokave e teritorit te Sopikut. Sopiku ishte nje nga fshtrat me te medha te Toskerise me disa kafene,dyqane e zejtari. Me toka qe fillonin afer Sinatures e Dobra ndanin me Pandalejmonin matane Lumit te Sopikut qe i thone Lumera e eshte dege e Pavles e gjate mbi 20 km, ndane te reparti ushtarak kodra e fiqve mbi repart,ne Buzuq e kthehet tek Busti Lefterit e ndjek rrugen drejt Kulluruces e pa shkuar te fshati zbret drejt kishes se kullurices e kap shumicen e parcelave Bavnja deri afer Pllakes ngitet matan kishes se Qenurjos ne Sorone-Vasilikua te rruga per Xarre,Kriot, Sheshi Rahur e del ne Armirua-Liqeni Bufit-Dhiapor. Toka Sopiku ka dhe ne Pal, Lasko e Bezhan pra ne fushat mes Cukes,Karalibeut e kallamishteve te liqenit poshte Qenurjos. Ketu derdhet Lumi i Sopikut ne Bezhan te L.Butrintit.

Nga ndarja e 7501 Sopiku ka humbur mbi 250 ha toke pa llogarit tokat ne Lasko,Pal, Bezhan e Xarre-Mursi dhe Buf.

Me tapi nga Sopiqotet ishin Fiset Konomi – Cavo e Mico Konomi, Nino,-Sotir e Koc Nino, Jorgajt, Xharo, disa familje Denek, disa familje Prifti/Papa… tapite e ketyre familjeve u depozituan ne gjyqin e Paqes ne Delvine per vazhdimin e perplasjeve 15 vjet e humbjen e gjyqit nga pronaret Delvinjot me nderhyrjen e mbretit Zog. Pronaret delvinjot donin qe ti bashkangjitnin tokave te tyre edhe kulloten musha te fshatit qe ishte komunale/publike. Fshataret nuk pranonin ngushtimin e mushase se fshatit se i shkeleshin dhe pronat e tjera afer tyre nga kopete e Lazaratasve qe do fusnin delvinjotet aty. Me 14 shtator 1927 arriti kulmi i sherit. 200 gra e 100 bura me ne krye Katero Sotiri(Papa) u perleshen me xhandaret dhe dogjen Shtepine e Xhelo Shametit. Ai shpetoi nga dritarja e u strehua te Karkashinet ne Vagalat. U be problem shteteror sepse Sopiku u nda ne 3 drejtime. Ne Konispol shkuan xhandaret me 70 burrat e lidhur e pas tyre fshataret. Ne Sarande per te Katundaria shkuan 250 Sopiqote te ankohen. Po ashtu dhe ne Delvine dhjetra sopiqot.

Sopiku kishte ne ato vite 550-800 banore.

N/prefektet e Konispolit,Delvines, Kreu i Katundarise Sarande komunikuan me Prfektin dhe Deputetin e Gjirokastres dhe ata me qeverine ne Tirane. Ministria e Brendshme u alarmua se Demostratat ne te 3 qytetet e deri ne Gjirokaster zgjaten disa dite deri sa i liruan 74 burrat e lidhur e mbajtur ne Rrethkomanden e Konispolit. Vazhduan gjyqet e sherret per 15 vjet.

Pas vitit 1925 pronaret delvinjot shiten edhe nje pjese te tokave tek sopiqotet. Shitjet vazhduan edhe deri ne vitin 1938. Pra aq sa vazhduan gjyqet e u mbyll sheri nepermjet blerjes. U shtuan familjet sopiqote me prone bujqesore. Ngeli akoma pronesi delvinjote ne Sopik e Hader Aga/sot Lefter Talo edhe pas 1944.Edhe pas 1990.

Por pengese per te dy palet u be ligji 7501.

Lapidari nuk ka asnje lidhje me kryqin e vendosur para ca viteve e nxitur nga greket per propagande. Revolta e Sopikut nuk ka asnje lidhje me fene sjell si shembull qe Sopiku nuk eshte grindur asnjehere me Pandalejmonin me fe tjeter edhe pse Sopiqotet mirmbanin kishen e Shen Pandalejmonit.

Ose Sopiqotet plot here bene shere me fshataret e Haderagajt dhe pse te nje feje e biles ishin nje fshat se dhe sot ne Haderaga shumica jane Sopiqote.

Revolta dhe sheri ne Sopik kishte arsye ligjore e jo fetare. Perpjekjet per ndasi fetare i bene sot Bashkia Finiq me ca njerez qe perdor qellimisht. Sopiku nuk duhet te pranonte futjen ne Finiq as fshatrat e tjere shqiptare qe jane Sopiku, Pandalejmoni, Dobra, Qender Livadhja,Lefter Talo, Navarice, Mesopotami Siper, SMT, Bistrice, Miniere,Pece, Muzine, Kardhikaq,Shijan, Pal, Aerodrom Vrion, Cuke, Berdenesh,e familjet jo minoritare ne Pllake/Jeta e re. Mund te formonin nje bashki me vete.

Pra te nderuar, Revolta e Sopikut eshte pjese e Historise se Shqiperise e ngjarje e rendesishme per kohen kur ka ndodhur.

KOSTAQ PAPA PhD Studjues/Politikan

Deputet i Tiranes i Legjislatures se 9.

Please follow and like us:
fb-share-icon