Kompania Fusha shpk duket se i ka marrë me seriozitet punimet në Bulevard. Ndryshe nga muajt e parë, kur në Bulevard Fusha kishte lënë disa punonjës të dukeshin sikur punonin, prej 4 muajsh punimet kanë vijuar me intensitet, duke u punuar edhe ditët e diela.
Burime të Saranda Web informojnë se kompania ka kërkuar nga Bashkia Sarandë lirimin sa më shpejt të pjesës së Limanit, me qëllim fillimin e punimeve.
Caktimi i datës 25 prill si dita e votimeve duket se do të përshpejtojë edhe punimet në Bulevard me qëllim për të përfunduar përpara ditës së zgjedhjeve.
Please follow and like us: