Një aksident ka ndodhur para pak castesh në Ksamil, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti dhe një motoçiklete ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe një pasagjer në të.
Të plagosurit po transportohen drejt urgjencës së spitalit në Sarandë.
Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
FOTO NGA AKSIDENTI