Goditet me grusht roja i spitalit, bie dhe përplas kokën, autori shpallet në kërkim

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Shpallja në kërkim e tij u krye pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon