Pershendetje Saranda Web
Po ju dergojme disa fotografi te rruges se lagjes Baba Rexhepi, me sakt pas shkolles Baba Rexhepi. Jemi ne nje problem te madh me rrugen, Bashkia e Sarandes nxori nje fond per shtrimin e rruges mbi depon e ujit qe ne te vertet daljen si rruge e ka dhe ne pjesen e rruges tone! Ajo Eshte nje rruge rreth 100 metra dhe eshte pjesa qe ju kemi bere me shigjeta dhe tek harta.
Kemi shkuar disa here ne bashki, madje kemi bere mbi 10 kerkesa per kete rruge dhe deri me sot asnje lloj ndryshimi. Kjo rruge eshte shume e veshtire si per mjetet e transportit ashtu dhe per mjetet si ambulanca ne rast nevoje per familjaret tane.
Kete rruge u mblodhem dhe si komunitet ta shtronim, por bashkia e Sarandes nuk na la. Sot po i kerkojm Bashkise se Sarandes qe keni afat kohor brenda 10 diteve te shtrohet dhe pjesa jone qe ka mbetur pa u betonizuar! Eshte vetem 100 m dhe duhet vetem 2 betoniera, asnje me shume !
Perderisa jemi taksapagues te rregullt bashkia ka per detyre te shtroje dhe rregulloje rruget e brendshme te qytetit!
Faleminderit ! Shpresojme qe bashkia ta marre ne konsoderate kerkesen tone !