DEKLARATA E KRYETARES SË PD DEGA SARANDË MANJOLA NIKOLLO:
Te nderuar qytetarë të Sarandës! Në këtë deklaratë të parë për vitin 2023 dua t’ju uroj nga zemra shëndet e begati në familjet tuaja! Uroj gjithë demokratët qoftë ky vit i fitores së forcës tonë politike!
Jemi në një vit elektoral dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit, por cili ishte shërbimi që kjo bashki në ikje kishte ndaj qytetareve të saj për plotë 4 vite? Premtimet elektorale të z. Gurma ne fillim te mandatit si kryetar Bashkie ishin:
1. Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit; – Po premtim i mbajtur,por persa i perket korrupsionit A e dini se edhe pse bashki me vije bregdetare Bashkia Sarande nuk merr masa per menaxhimin e portit te varkave dhe vitin e shkuar humbi jeten 1 njeri?
A e dini të nderuar në gjithë 4 vjecarin turistik me plazhet e Sarandës dhe Ksamilit ndodhin turpe dhe skandale.
2. Mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re;
– E dini qe kjo shetitore nuk po merret akoma ne dorezim pasi nuk ploteson kriteret dhe eshte abuzuar me ndertimin e saj.
3. Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve;
– A e dini ju te nderuar qe ka shume rruge edhe brenda qytetit te Sarandes qe jane me balte ashtu si ne vitet 90’ ? Te mos flasim per lagjet periferike.
4. Do të kemi në fokus Ksamilin, në 4 vitet e ardhshme ai do të jetë shumë më mirë se sot.
– Ne Ksamil nuk kishte asnje zbukurim per festat e fundvitit e jo me investime edhe pse Ksamili kontribuon ne 1/3 e te ardhurave te kesaj Bashkie ?
5. Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës.
– A e dini se rruga e re panoramike eshte nje rruge e 2022 dhe kolapsohet dhe ne dimer e jo me ne vere ? Keni ecur me kembe ne trotuaret e kesaj rruge?
6. Jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë;
– Sa prej jush kane telefonuar bote me uje gjate gjithe sezonit te veres?
– Ndersa Berdeneshi jeton si ne mesjete persa i perket problemeve te ujesjellsit, e dini kete?
– A e dini qe per ujesjellsin Sarande jane shpenzuar afer 18 mil euro dhe ne kemi po te njejten sasi uji qe kishim para 12 vitesh ?
7. Ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit, në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave.
Nje tallje thjesht “make up” qe shirat e dimrit do ta shplajne shpejt. Lyerje fasade vetem nga nje faqe sa per te thene e beme dhe kete pune dhe kjo vetem per turistet qe hyjne nga porti.
– Bashkia Sarande ka nje mungese te theksuar transparence ne lidhje me menaxhimin e taksave tona .
– Ne portalin e Bashkise Sarande ekszistojne vetem projekt buxhete dhe asnje analize mbi realizimet e tyre ne keto 4 vite.
– Bashkia Sarande me buxhet afersisht 48 miliarde leke ne 4 vite dhe per vitin 2023 eshte miratuar nje buxhet elektoral 16 miliarde leke (+33%).
– Te ardhura nga taksat dhe tarifat rreth 18 miliarde leke ne 4 vite.
– Te ardhura dhe Investime nga Fondi Zhvillimit rreth 9.37 miliarde leke.
Ajo cfare ne kemi evidentuar eshte se ne kete mandat:
– jane kryer 356 tendera ne vleren 18 miliarde leke (me TVSH) ose 16.4 mio euro .
– mesatarisht nepermjet ketyre tenderave jane harxhuar 95% e fondit limit qe ka pase ne dispozicion Bashkia Sarande .
dhe vetem nga nga data 1 korrik e deri sot
– jane zhvilluar dhe kontraktuar 34 tendera qe jane 2.23 miliarde leke (me
tvsh) ose afer 2 mio euro.
– mesatarisht nepermjet ketyre tenderave jane harxhuar 98.2% e fondit limit
qe ka pase ne dispozicion Bashkia Sarande.
Kjo do te thote abuzim, shperdorim dhe mungese konkurrence minimalisht
Nga Fondi SHqiptar i Zhvillimit gjate ketij 4-vjecari
Jane tenderuar dhe realizuar 5 tendera ne vleren ekonomike 9.37 miliarde leke (me tvsh) ose 8.2 mio euro.
NE TOTAL PER BASHKINE SARANDE GJATE KETIJ 4-VJECARI JANE PROKURUAR DHE
SHPENZUAR 24.6 milion euro .
A i keni ndier keto investime te dashur bashkeqytetare sepse nga Bashkia Sarande po propagandon vetem investimet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe Bankes Botrore te cilat edhe pse investime lluksoze jane me plote defekte teknike.
Po investimet e prokuruara nga vete Bashkia ne vleren 18 miliarde leke ku jane ?
– A kemi me shume uje per te cilin vetem keto 4 vite jane shpenzuar akoma afer 9 miliarde leke?
– A kemi me shume rruge, edhe pse keto 4 vite nga Bashkia Sarande jane shpenzuar afer 2.6 miliarde leke?
– A kemi me shume lulishte edhe pse keto 4 vite nga Bashkia Sarande jane shpenzuar plote 775 milione leke?
– A e dini te nderuar se Bashkia Sarande ka tenderuar dhe shpenzuar gjate 4 viteve per Sisteme Informatike dhe Kamera afer 278 milione leke dhe per cdo problematik dhe evidentim ngjarjeje i drejtohen kamerave te privatit?
– A e dini te nderuar se Bashkia Sarande ka tenderuar dhe shpenzuar per 2 banja te thjeshta prane tregut industrial 33 milione leke ?
– A e dini se cdo vit ne buxhetin e Bashkise Sarande verehet se nje vlere nga 1.9 miliarde leke deri 2.3 miliarde leke qe transferohet nga viti ne vit duke mos u shpenzuar ? Por a do te sherbenin keto leke per te mbyllur shume plage te qytetit? Mos ndoshta keto jane parate me te cilat sot po behet fushate me suva, asfalt apo beton elektoral?
– Pastrimi i qytetit sot tenderohet me 4-fish vlere nga 2010 dhe kemi po te njejtat kushte pastertie? Kemi punonjes qytetare te ketij qyteti qe paguhen si skllever me rroga qesharakeprane ketyre kompanive? Ku shkojne fondet ?
– A e dini se në 12 vite nuk është bere asnje ambjent sportiv i ri ne kete bashki ?
– A e dini se të gjithë tenderat e Bashkisë Sarandë valvitin flamurin e kuq?
I keni ndier ju keto investime?
– A keni ndier ju të nderuar banorë të Babarexhepit dhe Lugut te Dardhes që për
rrugët dhe infrastukturen juaj jane investuar 237 mil leke dhe per ujesjelles afer 4 miliarde leke?
– A keni ndier ju të nderuar banorë të Ksamilit që në rrugët dhe infrastrukturën juaj janë investuar plotë 549 mil lekë dhe per ujësjellësin juaj mbi 3.2 miliardë leke?
– Ju banoret e Gjashtës dhe Metoqit a i keni ndier investimet në infrastrukturën juaj në vlerën 323 mil lekë?
– Po ju banorët e qytetit keni ndier investimet në rrugët dhe infrastrukturën e qytetit në vlerën 1.4 miliarde leke afersisht, po investimet që jane bërë për ujësjellësin në vlerën 1.7 miliardë lekë, a i keni ndier?
Pra dukshëm cdo tender karakterizohet nga shpërdorim fondesh publike dhe abuzim procedurash për konkurrencë të ndershme, kjo është fytyra e Bashkise Sarandë sot, e cila tenderon , paguan dhe qytetarit nuk i sjell asnjë dobi dhe asnjë produkt .
Të nderuar bashkëqytetarë, ajo cfare vërehet rëndomtë në analizën e fakteve që karakterizojnë këtë bashki është për të ardhur keq , është tragjedi ekonomike , sociale është shperdorim dhe keqmenaxhim dhe ne duhet ta ndalojmë me cdo kusht.
Ju ftoj ta vleresoni mirë peshën e votes suaj në 14 Maj, për ti rikthyer qytetit normalitetin e munguar, ne ju ofrojmë Ardit Cikulin si alternativën më të mirë të një qytetari model dhe familjari shembullor, që jeton cdo dite me problemet e qytetit, që shkëmbehet cdo ditë me ju rruges kur shkon në punë, prindit që con fëmijën në cerdhen e këtij qyteti dhe jo atyre që vijnë nga Tirana të katapultuar thjesht si marioneta për të mbushur xhepat e tyre dhe të ikin andej nga erdhën pas mandatit.