Ka vazhduar edhe sot protesta e prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë.
Protesta zhvillohet për shkak të pasigurisë së nxënësve në shkollë, pas rastit ku një klasë me nxënës dhe mësuesja u terrorizuan nga një nxënës 14-vjeçar me një pistoletë në dorë.
Policia njoftoi mbrëmjen e djeshme se pistoleta ka qenë një lodër dhe se ndaj 14-vjeçarit u referua rasti në Prokurori.
Ditën e sotme në dyert e shkollës janë vënë re forca policore, por ende nuk ka njoftim nëse prania e Policisë ka lidhje me rastin e denoncuar apo për ndonjë rast tjetër.
Mesditën e sotme në ambjentet e shkollës është zhvilluar edhe një takim i drejtuesve të Zyrës Arsimore Sarandë dhe drejtuesve dhe mësuesve të shkollës.
VIJON…