10 mësuesve në Delvinë u hiqet buka e gojës

Kryetari i Partisë Demokratike Delvinë Hari Imeri denoncon pushimin nga puna të 10 mësuesve në Delvinë.

Hari Imeri shkruan se “Dita e djeshme ishte një ditë gëzimi për nxënësit, një ditë lumturie për prindërit, një ditë privilegji dhe përgjegjësie për mësuesit!
Si e tillë, të gjithë bashkë u munduam të mos e ngarkonim me asnjë impuls trishtimi!
Por për afro 10 familje mësuesish ishte një ditë plotë trishtim pasi ata ngelën të pa punë.

Formula pa zgjidhje, thua sikur të ishte nyja gordiane që edhe ajo ka një zgjidhje, bëri që sot ata të mendojnë ta braktisin këtë vend, si shumë të tjerë, nga mungesa e një alternative për të mbajtur frymën e tyre dhe familjeve të tyre gjallë.

Ky nuk është një shtet social, është më keq se diktatura”, përfundon kryetari i Partisë Demokratike Dega Delvinë Hari Imeri.

Please follow and like us:
fb-share-icon