Parku Kombetar i Butrintit
Parku Kombetar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.
Krijimi i Parkut Kombëtar ishte një domosdoshmëri. Sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit. 2. Për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Në këtë kuadër u krijua edhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit. Zyra luan një rol determinant për menaxhimin dhe ruajtjen e vlerave të Parkut… Politikat që aplikohen dhe kontrollohen nga Ministria e Kulturës… Për parandalimin e të gjitha dëmtimeve dhe zhvillimet e pakontrolluara në këtë zonë.
Parku Kombetar i Butrintit – Ku shtrihet
Brenda Parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve… Diapori, Fortesa – kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.
Specialistë të arkeologjisë kanë theksuar se “Butrinti është një thesar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe se “çelësi është zhvillimi i ekuilibruar dhe turizmi i padëmshëm”.
Parku Kombetar i Butrintit – Mbrojtja nga UNESCO
Në kuadrin e ndihmës europiane të para-aderimit IPA, nëpërmjet përfshirjes në projektin EX.PO.AUS. Parku Arkeologjik i Butrintit është bërë pjesë e rrjetit të 12 siteve të UNESCO-s, që shtrihen në shtatë vende që lagen nga deti Adriatik. Projekti “Rritja e potencialeve të siteve të UNESCO-s në Adriatik” synon të krijojë dhe të eksperimentojë strategji të reja dhe afatgjata. Këto strategji synojnë menaxhimin dhe vlerësimin e siteve të UNESCO-s në Adriatik, në përpjekje për të trajtuar idetë, mjetet dhe veprimet e reja për të menaxhuar në një mënyrë më të mirë këto vende dhe për të arritur një vlerësim të qëndrueshëm ekonomik të tyre, për më tepër nga pikëpamja ekologjike, e efikasitetit dhe e energjisë së rinovueshme”
Parku Kombetar i Butrintit – Çfarë mund të vizitoni
Kalaja u ndërtua në shekullin 14 nga Venedikasit në majën e kodrës, në anën perëndimore të pllajës së gjerë të akropolit antik. Ndërtesa e mëparshme mesjetare e Butrintit – Kalaja e Akropolit – është gjerësisht një rikonstruksion i viteve 1930… Një kullë e rëndësishme brenda një rrethimi pentagonal, me mure mbrojtëse me frëngji. Gjithsesi, fragmentet e fortesës së mëparshme janë të dukshme në një skicë të bërë nga Eduart Lear më 1857. Gjithashtu edhe nga fotografitë e marra nga arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini në vitet 1920 dhe 1930. Të dyja kombinohen për të transmetuar formën e vertetë të fuqishme të kalasë, me kullat e larta dhe oborret fqinje.
Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombetar të Butrintit (2020-2030)
LEXO KETU LINK
VITITONI PARKUN KOMBETAR TE BUTRINTIT
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb