Kristo Kauri – I dashuruar me mbretërinë e gjelbër dhe vajzën e bukur tropojane

Kristo Kauri – I dashuruar me mbretërinë e gjelbër dhe vajzën e bukur tropojane. Shkëputur nga libri “Njerëz si ata” i shkrimtarit Panajot Boli.

Një ditë inxhinieri Kristo Kauri më fliste për thëllëzat. Ai nuk është vetëm rrëfimtar i kendshëm, por edhe nje enciklopedist i gjalle. Kur flet ai, futesh pa e kuptuar ne mbreterine e gjelber si ne perralla.

Si udherrefyes ne kete bote magjike ai te mrekullon, te mahnit. Fjalën e kisha te thellëzat… ai tregon kaq giëra interesante per to. Unë kap vetëm njà detai: ato i pershtaten ngiyrës se mjedisit ku jetojne. Shoh sytë e Kristos. Të kalter plot vezullime… Kujtoj Syrin e Kalter… Sa ngjajne.

Mos valle syte e Kristos kane marre ngiyren dhe bukurine e Syrit te Kalter? Si thellezat? Apo Syri i Kaltër imitoi syté e Kristos? Se fshati i Kristos, Krongii, ështe si ballkon gë kundron Syrin e Kalter. Ne këte ballkon eshte ulur që fëmijë.

Kristoja dhe eshte harruar duke endërruar e marre ngjyrén dhe bukurine e Syrit. E magjepste kjo mbretëri. Dhe fantazonte natyren si një kopshtar i zot e i talentuar ge krijoi nje vend mistik, magjik, befasues, me male, pyje, lumenj, kullota e lugina.

Si keshtjelle i dukej tek e sodiste ate pamje te mrekullueshme te lugines, ku me çapkenllëk i shkelte syrin Syri i Kalter dhe i thoshte: ‘Ja kush me mbron mua, ja kush e mbron kete bukuri’. Vete Kristoja tani e perkufizon kështu: ‘Kurorat e maleve formoine ne basen te rrumbullaket, ose me sakte, formojne nje orë gigante natyrore, ku ingranazhet jane fshatrat, malet, pyjet, kullotat, lumenjte, burimet, flora dhe fauna…

Ketij adhuruesi te natyres, perkedhelur nga bukuria e lugines së tij te Bistrices, do t’i realizohej endrra ne Fakultetin e Inxhinierise së Pyjeve ne Kamez, te cilin do ta mbaronte ne vitin 1976. Ne diplomen e tij do te shënoheshin rezultate te larta, deshmi e pasionit tê tij. Tani ai u migesua me mbretërine e gjelbër dhe u dashurua pas saj. Dhe koincidence? Ai u emërua ne Tropoje, ku luginën e ti fantastike te Bistricës me Syrin e Kaltër do ta gjente te simotra, lugina e famshme e Valbones. Ai hyti ne mbretërine e gjelber te drurëve te Tropojes. Atje gjeti edhe shtojzovallen, vajzen e bukur tropojane, Melin, sic e thërret ai me embëlsi.

Me modesti inhinieri pasionant, djaloshi i palodhur thote: ‘Kur fillova pune si inxhinier pyjesh ne rrethin e Tropojës, dija shume pak per boten magike te drurëve. Kêtu ne mbreterine e gielber zanati mesuan edhe gjuhën italiane he franceze. Lugina e Valbones dhe e lumit te Gashit, masivi i geshtenjave do të jene vende fantastike per te riun Kristo ge do te bêhet nje adhurues, studies, mbrotes dhe kujdestar i tyre. Ai eshte bashkepunetor shkencor i Katedres se Pyllëzimeve në Fakultetin e Pyjeve. Ai punoi në miaft detyra si specialist, pergjegjes sektori, kryetar i deges teknike ne ndermarren pyjore te Tropojës, ku dha modelin e nje inhinieri pyjesh novator në zbatimin e teknologise bashkekohore.

Tropojanet e shohin me admirim kete inxhinier të talentuar të dashuruar pas pyjeve… Ja cfare thote vetë ai per këte ndjesi: ‘Çdo ditë ne pyll perjetohet nje dite e re dhe nje udhetim i ri. Kuptova ge drurët nuk jane thjesht drure, por edhe ata jane genie te gjalla si njerëzit, kanë tru, kane kujtese, ndiejne dhembje. Druret prinder jetone, rrine e kujdesen per druret femije, per vellezerit, per druret e moshuar, te semure… Ne keto mjedise magike he mistike duhet ecur me shume kujdes, bile ne maje te gishtave, që të mos prishim getësine e këtij universi.

Edhe kur u kthye ne Sarande kreu shume detyra, qofte kryetar kooperative, goftë si inhinier në ndermarrjen e kullotave te Sarandes, dreitor ; ndermarrjes pyjore. Kudo shkëlqeu dora dhe mendja e inxhinier Kristos. Tashme ai eshte nje specialist mjaft injohur ne te githe vendin. Dhe Saranda ndihet krenare per te, se aq shume ka dhene per te, ne sdo kend te gytetit, ne gjelberim eshte dora e inxhinierit te palodhur. Sigurisht, nje falenderim te madh e ka nga palmat që i kuroi me aq dashuri kur ato lengonin nga një sëmundje e rende. Ai ka hartuar projekte e ka bere studime per permirësimin e gështenjes, pishes, hormogit, ahut, dushqeve, kullotave. Projektet e tij per mjedisin, rritjen e vlerave floristike, faustike, turistike ne PK të Butrintit, për monumentet e natyres në Syrin e Kalter, ne Dhrovjan, Borsh e te tjera jane me shume vlere që ka nje numer te madh artikujsh shkencore të botuar ne shtypin e dites dhe ate periodik.

Une do ta mbyllja me fjalet e tij: ‘Kam mbi dyzet vjet ge merrem me drurët dhe pyllin, me gjelbërimin, me ekosistemet pyjore dhe kam mësuar shume gëra, por nuk do tëndalem kurre te mësoj nga kjo mbretëri.

Edhe kur të me lene kembet, do te shkoj zvarre, do të eci me zemer dhe me shpirt’.

Ky ështe Kristo Kauri, inxhinieri yne gë ngeli i dashuruar me mbreterine e gielber dhe vazen e bukur tropojane.

Please follow and like us:
fb-share-icon