Ndahet nga jeta aktori Anastas Nika

Ndahet nga jeta aktori Anastas Nika.

Anastas Nika vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Anastas Nika shpallet “Qytetar Nderi” i Sarandës.

Shpallja do të bëhet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të premten, 27 Tetor. Anastas Nika ka lindur në Sopik të Sarandës më 5 janar të vitit 1960. Ai nderroj jete mengjesin e se merkures se 21 Qeshorit ne moshen 63 vjecare ne spitalin e Athines.

Filloi studimet e mesme në Shkollën e Kulturës në Tiranë, në degën e regjisurës.(Aktivizohet ne rrethin e Teatrit, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve,Tiranë). Përjashtohet në vit të tretë, pasi këndonte dhe u mësonte të tjerëve këngë të huaja, gjë e cila, nuk e lejohej në sistemin e atëhershëm monist. Si rrjedhojë, dënohet dy vite, duke u punësuar, si punëtor, në fabrika të ndryshme. Mandej, kryen dy vite shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke hapur tunele e ndërtuar bunkerë për makina e mjete të rënda ushtarake.

Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, për pesë vite punoi punëtor në një fabrikë tullash, ku aty, për pak, desh humbi jetën, si rrjedhojë e punës në kushte tepër të vështira.

Gjatë kësaj kohe punonte natën, për t’u aktivizuar ditën me trupën e Teatrit të qytetit të Sarandës, një nga ëndrrat dhe pasionet e tij .

Vdiq me 21 qershor te 2023 nga nje semundje e rralle e cila e la te paralizuar.[1]

Me fillesën e proceseve demokratike, u rikthye në në qytetin e Sarandës dhe filloi ushtrimin e profesionit të tij në Teatrin e Estradës, ku vijon edhe sot si regjisor, aktor dhe skenarist.

Karriera e aktorit Anastas Nika

Ka realizuar me shumë profesionalizëm dhe pasion rreth 130 role në skenë, kinema dhe televizion.

Anastas Nika ka interpretuar në vepra të mëdha klasike si: “Mbreti Lir “ (Shekspir), ‘’Shtrigat e Salemit” (Artur Myler), “Mikroborgjezët “ (Maksim Gorki), “ Antigona ( Sofokliu),” Njeriu që pa vdekjen me sy “( Viktor Eftimiu),’’ Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” ( Dario Fo), “Ditari i një të çmenduri “ (Nikollaj Gogol), “Fejesa “ ( Anton Çehov), “Burri i gruas sime “ (Miro Gavran, kroat), e tjera. Është shquar në interpretim në disa filma si: “Ugolini”, “Dritat e qytezës”, “Një zemër në dy jete”, ”Mysafiri” si dhe “Amnisti” (ky i fundit ka arritur deri në nominim për çmimin “Oscar”) .

Është shquar dhe shquhet në veprimtarinë kreative duke shkruar e vënë në skenë, si regjisor, mbi 70 vepra e shfaqje të gjinive dhe llojeve të ndryshme si: komedi, ndërmjet tyre: ”Dhëndëri nga Amerika”, “Amaneti i Nënës”, ”Marrëzia e një të mençuri” e tjerë; libretë estrade, spektakël për misse, sfilata modash, festival e veprimtari për fëmijë, veprimtari folklorike, teatro poetikë si: “Nëntoriada” -“Skënderbeu”….”Nëna e gjithë Botës”, show artistike : ” Syri jeshil në kohë të tretë “, ”Krijimi i Partisë lakuriqe”, “ Nastradini viziton Sarandën ”, “Sheshet në qiell” e tjerë; drama, tragjedi, dokumentarë dhe filma televizive si dhe vidioklipe poetike.

Ka realizuar rreth 50 minifilma poetikë me autorë të shquar shqiptarë dhe nga bota si: Shekspiri, Kipling, Omar Khayam, Fan Noli, Naim Frashëri , Ismail Kadere, Dritëro Agolli , Lasgush Poradeci, Sergej Esenin, Ali Asllani, Pashko Vasa, Xhevahir Spahiu, Ali Podrimja, Fatmir Gjata, Teodor Keko, Bardhyl Maliqi e tjerë, të cilat janë ndjekur e ndiqen nga mijëra e mijëra shikues në mbarë botën si në: Google, faqe internetike, You Tube, facebook

Veprimtaria kreative autoriale e Anastas Nikës

Anastas Nika

  • Filma televizive: “Ku je, o babi”;
  • Dokumentarë televizive:”Njeriu që dashuroi ëndrrën dhe vrau kuçedrën” , ”Djali i Detit”, ” Përmendore e shkronjave”, “Saranda “Qendra e Botës”;
  • Minifilma poetike: “Ku je o njeri”, “Gruaja e pulëbardhave”, “Perandoria e zogjve”, “Këngë pleqërishte”, “Rubairat”, “Anës Lumenjve”, Përmendoria e një prindi”, ”Poçari”, “Nëna”, “Kënga e Benkos”, Kënga e Ringjalljes”, “Zoti dhe njeriu i parë”, “Kam nevojë të gjej paqe”, ” Shqipëri”, “Odiseu në Onhezem”, “Marathonomaku”, “Balada e re për Kostandinin dhe Doruntinën”, “Fjala”;
  • Komedi me një akt: “Eliksiri i Dashurisë”, “Skulptura”, “Gomari me biografi të keqe”, “Pleniumi i të vdekurve”, ”Këngën ma dëgjoni neser”, ”Gjermani i fundit në Shqipëri…”, “Kjo është çështja ….”, ”Mbreti i plehrave”, “Fytyra e vrerosur”, “Edhe njerëzit të kenë targa si makinat”, “Popull, harrove thesin”.
  • Teatro poetike:( të tjerë): “Këtu luhen vetëm dashuritë”, ” Sirenat dalin nga deti”, “Emrin e ka dashuri”, “Gruaja që tronditi botën”, ”Ju flas në emër të atdheut tim”, “Udhëve të legjendës”.
  • Interpretime aktoriale (të tjera): “Endërr apo Zhgjendër” (Josif Papagjoni), “Zi e më zi ” dhe “Vëlla me interes”(Fiqion Postoli), “E bukur shtëpi e vjetër”(Pëllumb Kulla”}, ” Konti i Monte Petrelës” (Jani Duri), “Monolog mbi një të vdekur” (Lulëzim Kaçupaj), “Ariu ” dhe “Kënga e Mjellmës” (Anton Çehov, rus) , “Kthesa ” (Tankred Dorst, gjerman), “Mbreti Lir ” (Wiliam Shekspir).
  • Spektakle bukurie dhe sfilate : “Qytet i bukur, Njerëz të bukur” , ”Kala e luftës në kala bukurie”, ” Nimfat dhe fyelli i Panit”.

Ka punuar si Specialist i Lëndës së Teatrit në shkollat e mesme të qytetit të Sarandës si dhe në kursin e Teatrit, pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Sarandë

  • Është bashkëinicues dhe oragnizator i tre spektakleve të mëdha të suksesshëm “ Art pa kufij”, zhvilluar në qytetin e Sarandës( 2013, 2014, 2015).

Zbulimi dhe puna për përgatitjen e talenteve te reja nga Anastas Nika

Për afro një çerekshekull Anastas Nika ka arritur të zbulojë dhe punojë seriozisht dhe me ngulm profesional me talente të rinj , të cilët, paskëtaj, kanë përfunduar Akademinë e Arteve në Shqipëri dhe në vende të tjera të Europës, prej të cilëve sot 12 prej syresh janë aktorë dhe regjisorë të shquar në Shqipëri dhe në vende te tjera të Evropës si në : Francë, Angli, Greqi, Austri.

Anastas Nika pjesëmarrës në organizata dhe shoqata:

Anastas Nika ka dhënë energjitë e tij intelektuale dhe profesionale në shumë shoqata si: Sekretar i ‘”Besa Scout Albania”, në “Shtëpia e Europës “ Zëv/kryetar i saj si dhe, për 12 vjet rresht, President i Fondacionit shqiptaro-hollandez “Lidia”, i Fondacionit Amerikan “Shpresë për Botën” , i cili ka ndihmuar dhe ndihmon shtresat në nevojë.

Ishte Anëtar i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të saj si dhe Kryetar i Degës së kësaj Lidhje Ndërkombëtare , për qytetin e Sarandës; është njëkohësisht Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve në qytetin e Sarandës si dhe i Kompanisë Teatrore “Atis”, në Tiranë; bashkëregjisor në eventin e Bukurisë “Mis Shqipëria”.

Veprimtaria e tij artistike gjatë gjithë këtyre viteve është pasqyruar në median e shkruar , televizive dhe faqet sociale. Shumë vepra të tij skenike dhe televizive janë transmetuar nga stacionet , kanalet e ndryshme televizive shqiptare dhe të huaja.

Veprimtaria e tij skenike artistike, në gjithë këto vite eshtë përshkruar e përcjellë nëpërmjet te gjitha gazetave dhe revistave shqiptare dhe të huaja. Kështu mund të përmendim gazetat: “Shqip”, “Shqiptarja”, “Koha jonë” “ Tirana observer”, “Metropol”, “Korrieri”, “Standart” , “Sot” “Telegrafi” , ”Ballkan” ”Gazeta Shqiptare”, “Shekulli”, ”Mapo”, “Panorama” “Nacional”, “Drita”, “Intervista”, “Impakt” e tjerë apo në revista si “Stil” , Klan” “ Vip“ , “Obelisk”, “One” e tjerë.

Jehonë veprimtarisë së tij i kanë bërë dhe shumë media në Greqi si : “Gazeta e Athinës +”, “Tribuna” e tjerë si dhe gazetën prestigjioze “ILIRIA” SHBA dhe shumë gazeta në Evropë.

Për gjithë këtë veprimtari artisti aktor ANASTAS NIKA është propozuar për t’u anëtarësuar në IWA (OHAJO) SHBA.

Çmime dhe tituj për Anastas Nikën:

Anastas Nika është nderiuar me titujt dhe çmimet: Çmim e dytë si individ dhe të tretë në Konkursin Poetik të fëmijëve në RTSH, si regjisor i Qendrës Kulturore, Sarandë.

Nderuar nga Prefektura si një ndër “10 figurat më të shquara të qytetit të Sarandës”, me rastin e 100 –vjetorit të Pavarësisë, nëntor 2012.

Nderuar nga UNESCO- me “Kurora e Argjendë” për veprimtarinë artistike brenda dhe jashtë vendit.

MedaljA e Artë ‘’Aleksandri i Madh” nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafene e Ideve “ dhe zyra e UNESCO-s, Greqi .

“Diplomë Nderi” nga revista e njohur greke “Kelaino” me botuese Presidenten e Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë“XASTERON”(ZBARDHËSI).

“Diplomë Nderi” në Festivalin Ndërkombëtar “Butrinti-2000” për tragjedinë “Antigona” e Sofokliut

Nderuar për tre vite rresht (viti 2013, 2014, 2015) si ‘’Aktor i Vitit” nga Presidenca e Lidhjes Ndërkombëtare e Poeteve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, ”Pegas “Kosova ; Akademia Alternative Pegasiane i ka dhënë titullin e saj më të lartë: “ARTIST (AKTOR) I SHQUAR”.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon