Pas fikjes së zjarreve dhe stabilizimit të situatës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara kanë ardhur në Livinë kryetari i bashkisë Finiq Romeo Çakuli, konsulli i Greqisë në Gjirokastër Dhimitri Zaharias dhe kryetari i OMONIA Vasil Kajo.
Kryetari Romeo Çakuli: Do të keni gjithë mbështetjen dhe ndihmën tonë për tejkalimin dhe rikuperimin e dëmeve nga zjarri.
Ditën e sotme ka filluar puna me rikthimin e energjisë dhe intalimeve elektrike dhe heqjen e 10 bagëtive të djegura nga zjarri, ndërsa nga nesër është premtuar se do të fillojë ndërtimi i çatisë dhe riparimet e tjera në 2 shtëpitë e djegura ku jetonin 2 të moshuarat Katerina Dhimo dhe Dhimitrulla Miçi.
Please follow and like us: