Jeta e trazuar e Vangjel Papakristos, një Romeo i gjallë dhe një Zhuljetë e humbur – Nga libri “Njerëz si ata” i Panajot Boli.
Me një tundje dhëmbësh të të ‘madhit’ gazetari i mirënjohur i “Bashkimit”, Timoleo Mërtiri, u syrgjynos në fillim në Kërrabë, në Lushnjë dhe së fundi në Sarandë. Vajza e tij Tefta, kish mbaruar për gjuhë–letërsi. Këtu, u emërua në një fshat minoritar, Krane. Mësuesja e letërsisë nga Tirana ra në dashuri me një djalë simpatik, mësues të biologjisë. Ishte Vangjel Papakristo nga Ymerafendi. Ishte një dashuri më e fortë se ajo e Romeos me Zhuljetën. Atë e përshkroi kaq bukur në romanin e tij autobiografik do ta quaja, ‘ Engjëll në tokën e demonëve’ Këtu filloi drama e madhe e kësaj figure të shquar të Minoritetit, Vangjel Papakristo. Ishte një mësues shembullor ku së bashku me rrethin e natyralistëve të shkollës, krijoi laboratorin e biologjisë, një nga të parat në rrethin e Sarandës. Kësaj dashurie iu vunë djaj dhe demonë për ta prishur. Mësuesja nga Tirana ishte me biografi të mirë, kurse Vangjeli me biografi jo të mirë, djali i ish-kulakut. Babai i tij, mësues, pasi e shpallën kulak, u gjet në mënyrë misterioze i mbytur në lumin e Bistricës. Goditja e parë që i ra atij në mënyrë të tmerrshme. Por e përballoi me shumë gjakftohtësi dhe një kalvar vuajtjesh do të kishte para.
Tani ishte në betejën më të rrezikshme për ta ndarë nga e dashura duke ngritur barjerën e paragjykimeve, të etnisë, të biografisë e tjera. Ishte mësuesja që akoma edhe sot mbahet mend nga nxënësit e saj dhe banorët e fshatrave Kranë dhe Ymerafend, për fisnikërinë, kulturën, thjeshtësinë dhe talentin si mësuese. Mësuesja nga Tirana u ngrit mbi paragjykimet, mbrojti dashurinë e saj si fisnike dhe luftëtare e vërtetë. Mësuesja e letësisë u vendos në fshatin e Vangjelit dhe atje ndërtuan folenë e tyre të lumturisë. Mësuesja e letërsië mësoi gjuhën, ngarkoi edhe bucelën me ujë në çezmën e fshatit, u bë mike me të rejat e fshatit dhe u mësoi shumë gjëra Me Vangjelin ishin çifti më i lumtur dhe të gjithë ia kishin zili. Demonët dhe djajt u mundën përpara kësaj dashurie të madhe e ketyre të rinjve. Po djajtë ngelën djaj. Kur lufta e klasave u ashpërsua, ata gërmuan në biografinë e Vangjelit, megjithse ishte edhe një gazetar i mirë dhe i dekoruar, i gjetën atë cen dhe e çuan në prodhim, në fermën e Kranesë.
Vangjeli nuk e vuri poshtë. Mbështetja e fuqishme e tij ishte Tefta. Ata rritnin frytet e para të dashurisë, fëmijët e tyre. Provokimi dhe fyerja me e madhe për Vangjelin ishte kur Sekretari i Propagandës e thirri në zyrë dhe e pyeti a do që të kthehet në punë si arsimtar. Vangjeli u pergjigj se po Atëhere të shkosh të pshurësh mbi varrin e babait dhe ne do të emërojnë menjëherë. S’kishte fyerje me të madhe për Vangjelin. Por goditja me e madhe erdhi kur të shoqen e zuri një semundje e pashërueshme. I qëndroi mbi kokë deri në rrahjet e fundit dhe ajo la frymën në krahët e Vangjelit, në atë dashuri dhe lumturi të madhe që kishin kaluar së bashku. Atëhere Vangjeli, përballë kësaj humbje kaq tragjike për dashurinë e tij, vendosi të tregohej burrë, siç ia la amanet Tefta.
U betua se do t’ia plotësonte amanetin. U fut penës, u rifut punës së arsimtarit, përgatiti librat e parë… U fut të punojë si gazetar dhe shkroi në të gjitha mediat e Minoritetit dhe ato shqiptare. Gjithmonë fisnik dhe një intelektual dhe shkrimtar i talentuar. Mori inisiativë dhe shkoi mësues vullnetar në Kukës. Kur ndryshoi sistemi, Vangjeli ishte një nga themeluesit e OMONIES. Kishte poste të rëndësishme në këtë organizatë dhe punoi me përkushtim Ishte nga të pestët të OMONIES që u burgos nga Berisha në ’96-ën. U tregua me të vertetë dinjitoz dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat. Pastaj Vangjeli iu kushtua gazetarisë si një nga gazetarët cilësorë dhe sasiorë të Minoritetit Etnik Grek. Shkroi vëllime me tregime, romane. Enciklopedia për fshatrat e Bashkisë Finiq, është një punë mjaft voluminoze dhe tepër e vlefshme për këtë komunitet, Tani është duke mbaruar një libër për foklorin, traditat, fjalët e urta , anekdotat nga komuniteti i Minoritetit. Është një libër voluminoz që pritet me shumë interes për lexuesin minoritar, por edhe për studiuesit. Ka redaktuar me dhjetra libra të autorëve minoritarë.. I është dhënë titulli ‘Qytetar nderi’ i komunës së Mesopotamit. I palodhur, fisnik, i respektuar figurë e shquar e Minoritetit Etnik Grek.
Ky është Vangjeli që dashuroi mësuesja e letërsisë nga kryeqyteti.