Fillon asfaltimi i rrugës Dhivër – Theologo, një destinacion i turizmit kulturor në Finiq

Ditën e sotme kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Dhivër – Theologo.

Në fillimin e punimeve ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Finiq Romeo Çakuli.

Me asfaltimin e kësaj rruge, shkurtohet dhe përmirësohet aksesimi i shumë prej destinacioneve të turizmit kulturor në këtë zonë, sic janë Urat e gurta të Theollogos, Manastiri i Malçanit, Kështjella e Malçanit, Manastiri i Shën Janit në Cerkovicë, Urat dhe kishat e shumta në Leshnicë etj.

Please follow and like us:
fb-share-icon