Banorë dhe biznese në Sarandë 3 ditë pa ujë: Ankohemi por nuk na përgjigjen

Banorë dhe biznese në rrugën Jonianët shprehen në Saranda Web se kanë 3 ditë pa ujë.

Sipas tyre, pavarësisht se janë ankuar për këtë problem, nuk marrin asnjë përgjigje për shkakun e ndërprerjes së ujit dhe se kur mund të kenë ujë përsëri.

Saranda është shpallur nga Forbes si një nga 15 tregjet e Krishtlindjeve për 2023 dhe bizneset po përgatiten për një fluks të madh turistik edhe në dimër.

Të kontaktuar nga Saranda Web zyrtarë të Ujësjellës Kanalizime shprehen se prej 3 ditësh po kryehen punime dhe se problemi do të zgjidhet brenda ditës së sotme.

Please follow and like us:
fb-share-icon