Italia miraton ligjin, kush braktis kafshët gjobë ose burg

Neni 727 I Kodit Penal i dënon ata që braktisin kafshët me do të burgosen me një vit ose gjobë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro. Ligji i ri parashikon se dënimi rritet me një të tretën nëse dikush braktis kafshët në rrugë dhe dënimi mund të shkojë deri në 7 vite burg.

Nëse pronari i kafshës ka përdorur mjetin për kryerjen e krimit, do t’i pezullohet patenta nga 6 muaj deri në një vit.

Por jo vetëm kaq, pasi nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor duke shkaktuar viktima ose lëndime , atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht.

Please follow and like us:
fb-share-icon