Blegtorët e zonës së Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës janë grumbulluar ditën e sotme për të protestuar në urën e Gajdarit, në hyrje të Sarandës.
Kërkesat e blegtorëve në protestën e sotme kanë qenë: barazim të subvensioneve me vendet e rajonit, çertifikimin e produkteve të mishit made in Albania, investime në përmirësimin e kullotova dhe lerave, subvesione për çdo kokë bagëti, pavarësisht numrit që kanë fermerët.
Fermerët kanë akuzuar pushtetarët se me politikat që ndjekin duan të zhdukin blegtorinë, e cila është një pasuri kombëtare.
Please follow and like us: