Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Vijon aksioni i IKMT në Lukovë, banorët kërkojnë Jorgo Goron për t’u...

Vijon aksioni i IKMT në Lukovë, banorët kërkojnë Jorgo Goron për t’u dhënë llogari – VIDEO

Ka vijuar për të katërtën ditë me radhë aksioni i prishjeve të lokaleve nga IKMT në plazhin Shpella në Lukovë.

Sipas pronarëve të lokaleve, atyre nuk u është dhënë asnjë vendim prishjeje dhe nuk u është lënë kohë e mjaftueshme për heqjen e materieleve nga lokalet.

IKMT mbështetet në këtë aksion nga dhjetra forca policore, ndërsa kalimi i mjeteve për te plazhi është ndaluar nga Policia.

Banorët kanë kërkuar mbështetjen e bashkisë Himarë, pasi sipas tyre, ata lokalet i kanë me leje, por deri tani nuk kanë arritur të kontaktojnë me kryetarin ende në detyrë Jorgo Goro.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial