Basha fton demokratët e Sarandës dhe Delvinës: Ejani në 5 tetor të votoni si në Big Brother

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka dërguar në degët e PD Qarku Vlorë udhëzimin për votimin që do të mbajnë anëtarësia e Partia Denemokratike për nominimin e kandidatëve për deputetë.

Votimi për Qarkun Vlorë, ku përfshihen edhe degët e PD Sarandë dhe Delvinë do të mbahet në 5 tetor dhe ky votim nuk do të zhvillohet për të zgjedhur kandidatët e preferuar, por për të nominuar kandidatët “e padëshiruar”.

Një kandidati në degën e PD Sarandë për t’u eleminuar nga gara i duhen 190 vota kundër, ndërsa në Delvinë 60 vota kundër.

Please follow and like us:
fb-share-icon