Arrestohen 2 pronarë të një farmacie, kontrabandonin medikamente mjekësore

Dy shtetas janë arrestuar falë një operacioni nga DVP e Tiranës në drejtimin e Prokurorisë, pasi kontrabandonin medikamente mjekësore pa pullë fiskale.

Gjatë kontrollit në farmacinë e E.H. dhe depon e Q.H., policia gjeti një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjithashtu u gjetën dhe disa pajisje dentare me vlerë rreth 17 mijë euro. Materialet i kaluan  Prokurorisë.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon