I vodhi celularin turistit në Shëtitoren e Sarandës, prangoset 23-vjeçari

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se arrestoi shtetasin M. Q., 23 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në shëtitoren e qytetit, i ka vjedhur celularin, një shtetasi të huaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon