AKSIDENT NË AKSIN DELVINË-KARDHIQ, HUMB JETËN 53-VJEÇARI

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq.

Ka qenë një grup motorristësh që udhëtontë në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjec.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon