Butrinti mposht Delvinën 2-1 në debutimin e sezonit të ri
Golat: Tafa 47′, Llana 83′ / Samir 86′
Kartonë të verdhë: Asnjë
Formacionet:
Butrinti: Moreno, E. Gjata, Dikson, Basha, B. Malaj (Bocaj 46′), Dauti, Husi (O. Ageja 46′), Çelo (Agu 46′), Sejko (Tafa 46′), Lala (Palasio 46′), Llana
Trajner: Adriatik Faslliu
Delvina: Braho, Çarçani, Boçi (D. Mehmeti 46′), K. Mehmeti, Peçi, Avduli, Nikolla (Musta 46′), I. Gjeçi (Gonzales 46′), Brahimi (Samir 46′), Pajon, Cendrik
Trajner: Markelian Alinani
Gjyqtarë: Enis Dishani, Ronaldo Jahja, Ronaldo Zogu (Elbasan), Elidon Halo (Memaliaj)
Delegat: Arnel Gozhita (Gjirokastër)
Vëzhgues: Alfred Lamçe (Patos)
Butrinti e ka nisur me sukses sezonin e ri futbollistik, duke triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj fqinjëve të Delvinës në një sfidë që u zhvillua në stadiumin “Andon Lapa.” Pjesa e parë kaloi pa shumë emocione dhe u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja skuadrat që përqendroheshin më tepër në kontrollin e lojës dhe në mbrojtje.
Pjesa e dytë solli një tjetër ritëm, me të dy trajnerët që bënë zëvendësime duke kërkuar golin. Butrinti arriti të shënojë i pari me anë të Tafës, i cili hyri në lojë nga stoli. Pas një pasimi të Agut nga e djathta në minutën e 47-të, Tafa dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Braho.
Ndeshja pati disa ndërprerje për shkak të dëmtimeve të lojtarëve, por në minutën e 83-të, Llana dyfishoi avantazhin për Butrintin pas një gabimi të mbrojtjes së Delvinës, duke i siguruar një epërsi të qetë skuadrës vendase.
Në minutat e fundit, Delvina arriti të ngushtojë diferencën me golin e Samirit në minutën e 86-të, pas një gabimi të mbrojtjes së Butrintit, por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar fitoren e Butrintit.
Me këtë fitore, Butrinti nis me këmbë të mbarë sezonin e ri dhe në javën e ardhshme do të luajë në transfertë kundër Devollit, ndërsa Delvina do të jetë pushim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb