Policia Rrugore e Sarandës njofton se vijon kontrollet intensive për të siguruar rendin dhe sigurinë në rrugët e qytetit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar tre shtetas që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor:
- A. N., 18 vjeç, banues në Sarandë, u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
- M. K., 24 vjeç, banues në Angli, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
- S. R., 33 vjeç, banues në Angli, u kap gjithashtu duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: