Ndahet nga jeta ish-drejtori i Peshkimit Sarandë, Harillaq (Llaqi) Vjeri
Në moshën 75-vjeçare, ka ndërruar jetë Harillaq (Llaqi) Vjeri, ish-drejtori i Peshkimit Sarandë dhe specialisti më i vjetër i peshkimit në rrethin e Sarandës. Vjeri, i njohur për investimet e tij në fushën e peshkimit, peshkut dhe midhjes, la një trashëgimi të rëndësishme në këtë sektor.
Pas përfundimit të studimeve të larta, ai punoi me përkushtim deri në ditën e daljes në pension, duke drejtuar Ndermarrjen e Peshkimit Sarandë dhe duke gëzuar respektin e peshkatarëve dhe kolegëve të tij.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot në orën 16:00.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb