Me një pankartë të madhe në dore ku shkruhej “Institucionet e papërgjegjshme vrasin’ prindër dhe të rinj u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit.
Me thirrje ata kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Jep dorëheqje. Është njerëzore të japësh dorëheqjen. Nuk je për atë punë. Për çfarë e do karrigen. Nëse paratë nuk shkojnë tek shkolla dhe fëmijët asgjë nuk është e sigurtë’ thotë me mikrofon Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare.
Një thirrje që u mbështetet dhe nga shumë prindër me thirrjen: ‘Dorëheqje! Ik!”
Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit 14 vjeçar të mos ndodhin më.
14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.
“Kjo vrasje ka autor që duhet të mbajë përgjegjësi. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar e më lën të dyshoj që oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, ministria e arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet. Qeveria që e sheh përgjegjësinë tek mbyllja e TikTokut tregon se nuk e ka bërë punën si duhet’ thotë një vajzë pjesë e protestës.
Qytetarët mbajnë në duar dhe pankarta të tjera ku shkruhej ‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim” ‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten” “Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën.
“Shteti të marrë përgjegjësinë për atë që nuk mundi. Ku ishte ambulanca, ku ishte policia? Po të merren masa dhe për rrjetet sociale. Unë jam mësuese vetë, jam dakord që raportimi i çdo konflikti duhet të përrcillet tek prindërit’ thotë një mësuese pjesë e marshimit.