Maliq– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq.
Si pasojë e aksidentit në punë ka humbur jetën një bujk 61-vjeçar, teksa mjeti i tij me të cilin udhëtonte, është përmbysur në rrugë dhe e ka zënë nën vete.
Policia vendore njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Moglicë, rreth orës 18:20.
“Një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit.
Please follow and like us: