Edhe rruga pas Maternitetit deri te kryqëzimi me Onhezmi do të shtrohet me mozaik

rruga pas Maternitetit deri te kryqëzimi me Onhezmi do të shtrohet me mozaik

Edhe rruga pas maternitetit të vjetër në Sarandë, nga rruga Jonianët deri te rruga Onhezmi, do të shtrohet me mozaik.

Ky projekt do të financohet nga Buxheti i Bashkisë Sarandë. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e tenderit është 48.3 milionë lekë të reja, ose rreth 490 mijë euro.

Megjithatë, ky projekt po ngjall shqetësime tek qytetarët, duke marrë parasysh dështimet e evidentuara në rrugët e tjera të shtruara me mozaik në qytet. Riparimet e shpeshta që kërkojnë rrugët ekzistuese, shpesh pas vetëm disa javësh nga përfundimi, kanë ngritur pyetje mbi cilësinë e punimeve dhe mbi efektshmërën e përdorimit të këtij materiali.

 

rruga pas Maternitetit deri te kryqëzimi me Onhezmi do të shtrohet me mozaik

 

Tenderi për shtrimin e kësaj rruge është planifikuar të zhvillohet më 31 dhjetor, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve menjëherë pas finalizimit të procedurave. Afati i përfundimit të punimeve është parashikuar të jetë 3 muaj, gjë që do të thotë se rruga duhet të jetë gati për përdorim deri në pranverë.

 

Qytetarët presin jo vetëm një rrugë të bukur vizualisht, por mbi të gjitha të qëndrueshme dhe funksionale, duke shmangur kostot e përsëritura të riparimeve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon