Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas në gjendje kritike për jetën

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në gjendje kritike për jetën.

 

Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv,  Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

 

Para shtrimit në spital në Evangelismos , hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në kryeqytetin shqiptar. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon