Policia japoneze ka arrestuar një student që sulmoi me çekiç kolegët në Universitetin e Tokios, duke plagosur disa persona.
Sulmi ndodhi të premten në kampusin e Universitetit Hosei në Tokio perëndimore, kur një student 22-vjeçar i sociologjisë nga Koreja e Jugut sulmoi kolegët gjatë një leksioni , raportoi AP.
Policia e Tokios njoftoi se i dyshuari është arrestuar menjëherë, dhe se një person është lënduar, ndërsa shtatë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
Sipas informacioneve nga mediat japoneze, motivet e sulmit nuk janë ende plotësisht të qarta, gjatë marrjes në pyetje, studentja ka thënë se ka sulmuar kolegët e saj sepse e kanë ngacmuar dhe e kanë injoruar dhe se çekiçin e ka gjetur në kampus. Në momentin e sulmit, në klasë ndodheshin rreth 150 nxënës. Hetimi është në vazhdim.