LAJMI i FUNDIT – Vrasje me armë zjarri pranë një karburanti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier ku raportohet për vrasje me armë zjarri.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës.

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lajmi në përditësim…

Please follow and like us:
fb-share-icon