Vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë

atentati mafioz në greqi IRAKLI DAVELLA
IRAKLI DAVELLA nga mesopotami u vra ne atentat mafioz

Vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë. Zbardhet atentati i dhjetorit ndaj Irakli Devella në Athinë: Arrestohen dy shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë

 

Autoritetet greke kanë zbardhur detajet e atentatit të ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar në një lokal në Athinë, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Irakli Davella dhe u plagos rëndë Edi Lulo, i njohur edhe si Etmond Hysa.

 

atentati mafioz në greqi IRAKLI DAVELLA

 

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, 42 dhe 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë autorët e krimit. Sipas hetimeve, ata janë vrasës me pagesë dhe nuk kanë pasur njohje të mëparshme me viktimat. Krimi u krye nga një automjet i vjedhur, ndërsa autorët u gjurmuan përmes monitorimit fizik për disa ditë. Në kontrollet e policisë në orët e para të 27 janarit në banesat e të dyshuarve, është sekuestruar një armë zjarri që pritet të ekzaminohet për të përcaktuar nëse është e njëjta e përdorur në vrasje.

 

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se atentati është rezultat i një larjeje hesapesh, duke qenë se Irakli Davella kishte një të kaluar të lidhur me konflikte të grupeve rivale dhe mafies greke. Davella, i cili kishte marrë nënshtetësi greke në vitin 2009, rezulton pronar i një lokali në Athinë dhe më parë kishte pasur disa biznese në zonën e Sarandës dhe Finiqit, përfshirë një kafe-bar në Delvinë dhe një aktivitet për kultivimin e agrumeve në Xarrë.

 

I plagosuri Edi Lulo mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa hetuesit dyshojnë se ardhja e tij nga Dubai në Greqi pak ditë para ngjarjes ka qenë një arsye e rëndësishme për mobilizimin e grupit rival që organizoi atentatin.

 

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, duke sjellë në vëmendje tensionet e vazhdueshme mes grupeve kriminale dhe ndikimin e tyre në botën e biznesit në rajon.

 

EMRAT – U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës: zbardhet identiteti i 2 shqiptarëve, 1 prej tyre nga Saranda

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon