Një 70-vjeçar ka përfunduar në spital me djegie në trup, ku dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 09:00 në fshatin Manekaj në Patos.
Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Please follow and like us: