Shefi u arratis, emërohet drejtuesi i ri i Komisariatit të Kufirit në Sarandë

Sarandë – Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Sarandë.

 

Pas operacionit të SPAK, që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-shefit të Komisariatit të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

 

Në këtë post është caktuar Elvid Shehu, i cili deri më tani mbante detyrën e shefit të Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Më herët, ai ka ushtruar funksione si përgjegjës turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë, si dhe specialist i riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon