Emigranti kthehet nga Greqia, gjen tokën e tij të zaptuar me një kioskë gati për legalizim!
Një emigrant i kthyer nga Greqia ka denoncuar një rast shqetësues të tentativës për grabitjen e tokës së tij në Sarandë. Ai ka dërguar një ankesë në Saranda Web, duke treguar me prova sesi persona të panjohur kishin vendosur një kioskë dhe një furgon në pronën e tij, që sipas tij ishin vendosur me qëllim që të kryenin fotografi satelitore për ta legalizuar më pas në mënyrë të paligjshme.
“Rastësisht u ktheva nga Greqia dhe shkova të shihja tokën time. Aty gjeta një kioskë dhe një furgon. Menjëherë lajmërova Policinë Bashkiake, e cila ndërhyri dhe detyroi largimin e tyre,” – tregon emigranti në ankesën e tij.
Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar, por një skemë e mirëorganizuar nga persona që përpiqen të përvetësojnë prona në Sarandë, duke përfituar nga vonesat e institucioneve për pajisjen e qytetarëve me certifikatat e pronësisë. “Kemi tre vjet që presim një zgjidhje, por asgjë nuk po bëhet,” – shton ai.
Banori i revoltuar kërkon marrjen e masave të rrepta kundër këtyre praktikave, që po dëmtojnë pronarët e ligjshëm dhe po krijojnë pasiguri juridike në Sarandë. Ai apelon ndaj autoriteteve që të ndërhyjnë me urgjencë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të ndalur këtë fenomen shqetësues.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb