Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan

Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan

Ardit Bido shënon fitore të thellë në jug: “Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan!”

 

Ardit Bido, kandidati i Partisë Socialiste, ka falënderuar publikisht qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka marrë në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar rezultatin si “spektakolar”. Me një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, Bido është shprehur mirënjohës për çdo votë të dhënë me besim dhe ka theksuar se është renditur i pari në të gjithë zonën nga Borshi deri në Konispol.

 

Ardit Bido: Faleminderit nga zemra për 7360 zemra që më besuan

 

“Ky është një mesazh i qartë besimi që më ka mbushur me përulje dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai, ndërsa pret edhe rezultatin përfundimtar nga vota e diasporës.

 

Ardit Bido ka fituar bindshëm në të tre bashkitë e jugut – Sarandë, Delvinë dhe Konispol – si dhe ka marrë mbështetjen e mbi 2 mijë qytetarëve në rrethin e Vlorës. Ai ka premtuar se do të vijojë rrugëtimin e tij politik me të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri, duke theksuar se “rrugëtimi sapo ka filluar” dhe “do ta bëjmë bashkë, deri në fund”.

 

Rezultati i Bidos përbën një sukses të dukshëm për Partinë Socialiste në zonën jugore, duke e përforcuar pozicionin e saj në një nga bastionet tradicionale të forcës së majtë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon