Aksident i rëndë gjatë punës: i bie shkëmbi mbi skrep, transportohet në Spitalin e Traumës
Adnan Hysi 43 vjeç është aksidentuar gjatë punës në Borsh, teksa po kryente gërmime me një mjet skrep.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë punimeve një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi mjetin e rëndë, duke shkaktuar dëmtime si në mjet ashtu edhe tek drejtuesi i tij. Për pasojë, punëtori ka mbetur i plagosur.

I lënduari është transportuar fillimisht drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së tij është nisur më pas drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë shkaqet dhe përgjegjësitë lidhur me këtë ngjarje
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









