Zbardhet atentati me eksploziv te Ura e Vrinës, në kërkim dy persona nga Saranda

Zbardhet atentati me eksploziv te Ura e Vrinës, në kërkim dy persona nga Saranda. Policia e Vlorës dhe Komisariati i Policisë në Sarandë kanë zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në zonën e Konispolit, ku objektiv ishte një 57-vjeçar.

 

Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli

 

Sipas njoftimit zyrtar, pas një pune intensive hetimore të zhvilluar nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

 

Në kërkim janë shpallur shtetasit G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë. Për ta, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol. Sipas hetimeve, dyshohet se autorët kishin vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij.

 

Policia bën me dije se vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në organizimin e atentatit. Saranda Web

 

Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon