Një tjetër aksident pranë Urës së Gajdarit, përplasen dy automjete
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Urës së Gajdarit, në hyrje të Sarandës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ky është një tjetër aksident i regjistruar sot në këtë zonë, ndërsa pas një periudhe të gjatë pa reshje, shiu i parë i ka bërë rrugët veçanërisht të rrëshqitshme.
Drejtuesve të automjeteve u bëhet apel të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, veçanërisht në kthesa dhe kryqëzime. Saranda Web
Please follow and like us:








