Sunday, November 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital

Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

28 vjeçari i lënduar, banues në Ksamil. Ai është transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka pësuar plagë në kokë dhe në këmbë. Pas vlerësimit nga mjeku kirurg, ai është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial