Sunday, November 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet “E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më...

“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel

“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Një biznesmen në Ksamil ka denoncuar në Saranda Web dëmtimin e xhamave të hotelit të tij, ngjarje që sipas tij është shkaktuar nga një turist i huaj që ndodhej prej disa ditësh në zonë.

Sipas denoncimit, dëmi i shkaktuar në ambientet e hotelit përllogaritet në rreth 600 euro. Biznesmeni pretendon se turisti ishte parë prej ditësh në rrugët e Ksamilit duke shfaqur sjellje të pazakonta, duke bërtitur dhe, në disa raste, duke u zhveshur në publik.

Pas dëmtimit të pronës, pronari thotë se ka njoftuar Policinë dhe se turisti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Megjithatë, sipas tij, personi është lënë më pas i lirë.

Biznesmeni shprehet i shqetësuar se situata mund të përsëritet dhe kërkon që institucionet të marrin masa për të shmangur incidente të tjera.

“Unë e pësova dëmin prej rreth 600 eurosh, por duhen marrë masa që të mos e pësojnë edhe të tjerë”, shprehet ai në denoncimin e tij për Saranda Web.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial